close

SHPIA - Zhvillim Skenari

Regjia: Lendita Zeqiraj

Skenari: Lendita Zeqiraj

Producent: Bujar Kabashi

Sinopsisi:

Një djalë i ri është duke luftuar fshehurazi për të gjetur babanë e tij, gjersa jeton me 5 gra të furishme, në një strehimore jashtë qytetit. Ai përpiqet të fitoj para duke shitur cigare në rrugë, ku edhe e takon Cerën, një person arrogant dhe abuziv i cili ka urdhër ndalese nga policia dhe nuk mund t’i afrohet strehimores përshkak të ngacmimeve ndaj njërës prej grave aty. Por kur njëra tenton të bëj vetëvrasje, ai është i vetmi që i ndihmon Kujtimit për ta dërguar në spital. Rrugës për në spital, Kujtimi ia tregon sekretin e tij për të gjetur babanë derisa Cera tregon për babanë e tij abuziv. Ata krijojnë një lidhje të çuditshme, mes dhunës dhe dashurisë, derisa gratë në strehimore janë të brengosura për telashet që mund t’i kenë për shkak se gruaja që ka tentuar të vetvritet i përket pakicave etnike në Kosovë.

Kontakti i Producentit:

[email protected]
www.nartstudio.com

Partnerët tanë