close

MBYLLET KONKURSI PËR SUBVENCIONIMIN E PROJEKTEVE FILMIKE NGA QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS

Është mbyllur zyrtarisht konkursi i Qendrës Kinematografike të Kosovës për mbështetjen e projekteve filmike, i hapur me datën 20 dhjetor të vitit 2023. Pas shqyrtimit të projekteve filmike, komisioni ka konstatuar se sivjet në konkurs kanë aplikuar gjithsej 133 projekte, numër që shënon ngritje rekord në krahasim me vitet e kaluara.

Menjëherë pas mbylljes së konkursit, është formuar komisioni i hapjes së konkursit i cili është përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit të projekteve dhe evidentimin nëse projektet i kanë plotësuar të gjitha dokumentet e kërkuara sipas kritereve të konkursit.

Gjeni më poshtë listën e plotë të projekteve të shqyrtuara nga komisioni:

1. Për film të metrazhit të gjatë artistik (mbi 60 min) - komisioni ka shqyrtuar 14 projekte
2. Për film të metrazhit të gjatë dokumentar (mbi 60 min) - komisioni ka shqyrtuar 9 projekte
3. Për film të metrazhit të shkurtë dokumentar (nën 30min) - komisioni ka shqyrtuar 9 projekte
4. Për film të metrazhit të shkurtër të animuar (nën 30 min) - komisioni ka shqyrtuar 7 projekte
5. Për film të metrazhit të shkurtë artistik (nën 30 min) - komisioni ka shyrtuar 31 projekte
6. Për film të metrazhit të gjatë të regjisorëve debutant (mbi 60 min) - komisioni ka shqyrtuar 5 projekte
7. Për zhvillim skenari të metrazhit të gjatë ( artistik & animuar) - komisioni ka shqyrtuar 25 projekte
8. Për zhvillim projekti të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) - komisioni ka shqyrtuar 4 projekte
9. Për film të metrazhit të gjatë artistik - koproduksion minor (mbi 60 min) - komisioni ka shqyrtuar 12 projekte
10. Për post-produksion për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar - komisioni ka shqyrtuar 9 projekte.
11. Për film të metrazhit të shkurtë artistik studentor - komisioni ka shqyrtuar 9 projekte

Me përfundimin e procesit të punës së komisionit të konkursit, do të emërohet juria vlerësuese profesionale e cila do vazhdojë shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve filmike.

Listën e plotë të aplikuesve që kanë plotësuar kriteret administrative mund ta gjeni këtu.

Partnerët tanë